E rëndë! 10-vjeçari bie në pus, mbetet i bllokuar prej 4 ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2022, 19:04
Një fëmijë 10 vjeç është bllokuar në një pus prej 4 ditësh.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit indian po kryejnë një operacion shpëtimi për ta nxjerrë 10-vjeçarin i cili ka mbetur i bllokuar në shtetin qendror të Chhattisgarh, Indi.
Mësohet se i mituri, Rahul Sahu, i cili ka probleme me dëgjimin dhe të folurin, ka rënë 24 metra thellë teksa luante në oborrin e shtëpisë së tij.
Ekipet e shpëtimit, kanë arritur të fusin një tub oksigjeni në pusin ku djali ishte bllokuar, si dhe një aparat fotografik.