Kreu i NATO-s thirrje Turqisë dhe Greqisë: Mos bëni deklarata provokuese por uluni të dialogoni
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s u ka bërë thirrje Greqisë dhe Turqisë të cilat nuk i kanë kursyer deklaratat provokuese ndj njëra-tjetrës kohët e fundit, të ulën dhe të bisedojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.
Në një intervistë për Agjencinë Athino-maqedonase të Lajmeve, Jens Stoltenberg theksoi rolin pozitiv të Greqisë në krizën aktuale në Ukrainë dhe Europë si "një shtyllë stabiliteti dhe një aleta i besueshëm i NATO-s.
Për çështjen e mosmarrëveshjeve greko-turke, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s rekomandon dialog, por në të njëjtën kohë thekson se në rrethanat e vështira aktuale, aleatët nuk duhet të bëjnë deklarata apo veprime provokuese.
"Ne nuk duhet të habitemi që ndonjëherë ka mosmarrëveshje të forta midis vendeve tona. Por pikëpamjet dhe debatet e ndryshme janë një pjesë thelbësore e demokracive tona. Si Greqia dhe Turqia kanë qenë aleatë të përkushtuar për dekada të tëra. Greqia dhe Turqia punojnë së bashku në NATO, së bashku me 28 aleatë të tjerë, për të përballuar sfidat më urgjente të sigurisë," tha ai ndër të tjera.
Stoltenberg theksoi se Mesdheu ka qenë dhe është i rëndësishëm për NATO-n duke mos lënë pas dhe incidentet mes dy vendeve në të shkuarën.
"Ka pasur incidenteve me forcat greke dhe turke në të kaluarën dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në uljen e rrezikut të aksidenteve të tilla në të ardhmen. Është në interesin e të gjithëve për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla. Në vitin 2020, NATO ndihmoi në krijimin e një mekanizmi të shkëputjes ushtarake midis Greqisë dhe Turqisë për të zvogëluar rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor. Kjo përfshin një linjë të hapur komunikimi midis Greqisë dhe Turqisë, për të lehtësuar shkëputje në det apo në ajër,” tha ai.
Gjatë fjalës së tij ai bëri thirrje për qetësimin e situatës nga të dy vendet duke u treguar të vetëpërmbajtur dhe të moderuar për të mos lëjuar që një veprim i caktuar të përshkallëzojë më tej situatën.