Zelenski thirrje kancelarit gjerman: Tregoni një mbështetje më të qartë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Zelenski i ka bërë thirrje sëfundmi kancelarit gjerman Olaf Scholz për të treguar një mbështetje më të qartë për Ukrainën.

Në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDF, mbrëmjen e djeshme, Zelenski tha se Gjermania nuk duhet të përpiqet që të balancojë interesat mes Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne kemi nevojë nga kancelari Scholz për sigurinë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin: nuk mund të ketë një shkëmbim ndërmjet Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë," tha ai.

Ka pasur spekulime që Scholz do të bëjë udhëtimin e tij të parë në , që nga fillimi i luftës, gjatë kësaj jave, raporton BBC.

Kancelari mbrojti Gjermaninë kundër akuzave se nuk do të dorëzonte armët që kishte premtuar për Ukrainën.

"Para se të mund të dorëzohen armët moderne, ushtarët ukrainas duhej të trajnoheshen se si t'i përdornin ato," tha Scholz.

Politikanët kryesorë nga i gjithë spektri politik i Gjermanisë akuzojnë Scholz-in se po vepron si pengesë në dërgesat e armëve në Ukrainë.