Identifikohen 2 shqiptarët që iu kap 2.2 tonë kokainë në Peru, u filmuan në një hotel luksoz

Janë identifikuar 2 shqiptarët që ishin kokat e trafikut të kokainës në Peru, ku u kapën 2.2 ton në datë 12 qershor 2022.

Ndërkohë, mediet lokale bëjnë me dije se dy përfaqësuesit e mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në zonë ekskluziv të El Golf.

Shqiptarët cilët kanë ardhur në qytet me qëllim financimin, si dhe për t'u kujdesur për logjistikën e koordinim për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, shkruajnë mediet.

Kjo sasi kokaine ishte e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë euro dhe që do të kishte si destinacion Holandën.

Ata janë shtetasit shqiptarë Malo Franc dhe Meta Gentjan, të identifikuar me kartat e identitetit të tyre, përkatësisht nr.RR9006443 dhe 096556724, bëjnë me dije hetimeve. 

Të dy, të njohur si 'Barbas' dhe 'Pelado', kanë hyrë legalisht në vendin tonë, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos.