Erdogani ndryshon edhe emrin e linjës ajrore turke
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se transportuesi kombëtar turk do të riemërtohet si "Türkiye Hava Yolları" në vend të "Turkish Airlines", si pjesë e një shtytjeje që vendi i tij të njihet ndërkombëtarisht si "Türkiye" në vend të "Turkey".
Më herët këtë muaj, Ankaraja dërgoi letër në Kombet e Bashkuara, duke e regjistruar zyrtarisht emrin e shtetit si “Türkiye”, siç shqiptohet dhe shkruhet në turqisht. Vendi e quajti veten “Türkiye” në vitin 1923 pas shpalljes së pavarësisë.
Qeveria e Erdoganit ka thënë se emri “Türkiye” e përfaqëson më mirë kulturën dhe vlerat turke, megjithëse të tjerë thonë se kjo është përpjekje për ta shkëputur emrin nga zogu, që në anglisht i bie “gjel deti”.
“Turkey nuk ekziston më është Türkiye", tha Erdogan gjatë një ceremonie.
"Türkiye Hava Yolları do të jetë e shkruar në trupat e avionëve tanë në vend të Turkish Airlines”, tha Erdogan.
