T’i hedhësh plehrat me qejf: Suedia krijon koshat që “rënkojnë” fraza seksuale kur fut mbeturinat

Në qytetin jugor të Suedisë, Malmö, autoritetet kanë vendosur dy kosha plehrash në urën Davidshallsbron, që janë pajisur me altoparlantë, të cilët lëshojnë fraza seksuale kur hapet kapaku.

Kjo nismë është ndërmarrë për të inkurajuar kalimtarët që të përdorin kazanët për të hedhur mbeturinat e tyre dhe të zvogëlojnë mbeturinat në rrugë.

Koshat e gjelbër të plehrave, të instaluar në urën Davidshallsbron, përgjigjen kur kalimtarët fusin me mbeturina në kosh, raportoi faqja suedeze Local.

Një video e postuar tregon një person duke hapur koshin e plehrave dhe ai përgjigjet me një mori frazash seksuale si "Kthehu shpejt dhe bëje përsëri", "Oh, po, pikërisht atje" dhe "Ishte shum mirë".

Marie Persson, shefe e seksionit të departamentit të rrugëve në Malmö, i tha gazetës suedeze Sydsvenskan se koshat e plehrave kishin për qëllim t'u jepnin një shtysë pozitive njerëzve që të bëjnë gjënë e duhur, duke i bërë edhe të qeshnin.

"Kjo gjë wshtw pjesë e synimit të fushatës për të bërë sa më shumë njerëz të flasin edhe për gjera tw rwndomta si hedhja e mbeturinave.” - tha Persson.

Persson tha gjithashtu për median se zëri – i cili flet në suedisht – i përkiste një “personi të famshëm” i cili nuk donte të zbulohej identiteti i tyre.