VIDEO/ Vajza kërcen e zhveshur nga çatia e hapur e ‘Porsche’, policia në ndjekje të brunes

Policia në Spanjë është vënë në kërkim të një vajze që i shfaqte gjoksin e zhveshur shoferëve të tjerë ndërsa kërcente me bikini në çatinë e makinës tip Porsche.

Pamjet e xhiruara nga shoferë të tjerë tregojnë vajzën, e cila kërcen mbi makinë ndërsa herë pas here prek dhe të pasmet e saj.

Shihet se vajza përshëndet edhe njerëzit e tjerë, ndërsa makina ecën me rreth 70 km në orë. (SHIKONI VIDEON) 

Skenat u panë në rrugën mes Marbella e San Pedro pranë rezortit luksoz të Costa del Sol, ‘Puerto Banus’.

Policia tha se nuk besojnë të kenë shumë probleme për të gjetur personin e shkeljes pasi në pamjet virale shihet mirë numri i targës së makinës.