E rëndë! 15-vjeçari vjedh furgonin dhe lëviz në sens të kundërt, shkakton aksident fatal me 3 viktima
Me armë zjarri me vete, në pranga 22-vjeçari në Malësi të Madhe
Tre persona kanë humbur jetën pasi një furgon që dyshohet se po lëvizte në sens të kundër në autostradë u përplas me një taksi. Mediat e huaja, bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar vdekjet nga drejtimi i rrezikshëm pas përplasjes në Bradford gjatë natës.
Besohet se furgoni, dyshohet i vjedhur nuk kishte ndaluar kur policia i kishte bërë shenjë përpara se të kalonte në aksin e kundërt dhe të përplasej me taksinë në orën 22:45 minuta, mbrëmjen e 13 qershorit.
Dy personat që ishin në taksi humbën jetën në vendin e ngjarjes, konkretisht një 49 vjeçar, dhe shoferi Sohail Ali, 28 vjeç.
Këto janë 5 këshilla që duhet ti dini nëse doni të humbisni peshë
14 Qershor, 16:21
Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe një 18-vjeçar i cili ishte pasagjer në furgon.
Bëhet me dije po ashtu se një 17-vjeçar, i cili ndodhej në furgon, ndodhet në spital, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi 15-vjeçar tani është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm, por mbetet në spital me lëndime të rënda.
Policia vijon hetimet për ta zbardhur shkaqet e plota të aksidentit tragjik.

