Vendi me shifra të larta të viktimave, presidenti i Ukrainës: Beteja për Donbasin, një nga më brutalet në Evropë

Forcat ukrainase janë bllokuar në Severodonetsk dhe ato njësi ushtarake ukrainase që janë atje kanë dy mundësi: të ndjekin rrugën e kolegëve të tyre dhe të dorëzohen, ose të vdesin.

Po ashtu edhe luftimet në Donbas po i shkaktojnë Ukrainës shumë viktima, ndërkohë që Rusia ka një avantazh të rëndësishëm në artileri.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pavarësisht vështirësive me të cilat po përballen ushtarët ukrainas, ata nuk e humbasin shpresën.

“Ne ende mund ta fitojmë këtë luftë, jemi më të motivuar, mbrojmë shtëpitë dhe familjet tona”, tha një oficer i Kievit për mediat italiane.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i kërkon Perëndimit që të dërgojë në Ukrainë armë "moderne" për të frenuar koston njerëzore "të tmerrshme" të shkaktuar nga trupat ruse, pasi qyteti kyç i Severodonetsk është izoluar nga pjesa tjetër e Ukrainës që nga e marta pas shkatërrimit të urës lidhëse.

Zelensky këmbënguli në nevojën e dëshpëruar për armatim, ndërsa Kievi raporton se 100 deri në 300 nga njerëzit e tij vriten çdo ditë.

“Vetëm artileria moderne do të garantojë avantazhin tonë," tha presidenti Zelensky, duke shtuar se ai ishte i sigurt në aftësinë e ushtrisë së tij për të "çliruar territorin”, duke përfshirë Mariupolin dhe Krimenë.

Sipas ekspertëve amerikanë, Ukrainës i kanë mbaruar armët e saj ruse dhe sovjetike dhe tani është e varur vetëm nga armët që i furnizohen nga aleatët e huaj, duke përfshirë artilerinë perëndimore.

Nga ana tjetër, një përfaqësues ushtarak i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut ka deklaruar se trupat ukrainase duhet “të dorëzohen ose të vdesin".