Ish-kampioni i peshave të rënda, Julius Francis rrëzon një burrë me një grusht të vetëm (video)

Një incident i cili është bërë viral në Twitter, tregon një sherr mes një grupi burrash dhe ish-kampionit të peshave të rënda, Julius Francis i cili po punon si roje sigurie në një lokal verior të Londrës.

Një djalë në veçanti fillon të zemërohet dhe të bëhet agresiv pasi dëgjohet duke bërtitur "f*** you".

Por ndërsa fillon të ecë drejt ish-kampionit, i cili shihet duke bërë hapa mbrapa, ish-luftëtari, i cili dikur u përball me Mike Tyson, i bie në grushtin e dorës së djathtë dhe e lëshon përtokë.

Nuk ka pasur asnjë arrestim lidhur me ngjarjen, ndërkohë hetimet janë në vazhdim.

Francis, tani 57 vjeç, ka fituar 23 nga 48 ndeshjet e tij dhe humbi nga legjenda e boksit Tyson në vitin 2000 në Mançester.