Gjykatësit japin vendimin për fikjen e aparturave. Prindërit e 12 vjecarit në koma: Zemra e tij rreh akoma

Gjykatësit britanikë kanë dhënë vendimin për fikjen e aparaturave të një 12 vjecari që ishte në koma që në muajin prill, por prindërit e tij e kanë kundërshtuar vendimin.

Sipas tyre zemra e djalit vazhdon të rrahë ende dhe fikja e aparaturave nuk duhet të bëhet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Archie ka qenë prej kohësh objekt i cështjes gjyqësore që prindërit e tij kanë gritur për mbajtjen gjallë të tij përmes aparaturave. Ai ra në koma pas një dëmtimi të rëndë në tru pasi u gjet pa ndjenja më 7 prill në shtëpinë e tij në Southend, Essex, në Anglinë Lindore.

 Sipas nënës së fëmijës, ai mori pjesë në një sfidë të TikTok duke mbytur  veten. Që nga incidenti i prillit, Archie ka qenë pa ndjenja dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete. Mjekët në spitalin Mbretëror të Londrës, ku po trajtohet djali, kanë vendosur më parë se fëmija ka me shumë mundësi "vdekjen" e trurit dhe trajtimi duhet të ndërpritet.

Prindërit Hollie Dance dhe Paul Battersbee, nga ana tjetër, mendonin se djali i tyre duhet të vazhdojë të marrë mbështetjen e jetës. Sipas tyre ai i ka shtrënguar dorën se fundmi mamasë së tij.