Itali/ 5 vjeçarja rrëmbehet në kopësht nga tre persona të maskuar

Një fëmijë vetëm 5 vjeç është rrëmbyer në Itali. Denoncimin e ka bërë e ëma e cila tha se tre persona me kapuç ia kanë marrë fëmijën në Piano di Tremestieri, ku dhe e vogla frekuenton kopshtin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fotoja e vajzës  është shpërndarë në rrjete sociale duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Mësohet se rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe autorët mendohet se kanë qenë tre persona me kapuç në makinë për të cilën nuk ka informacione për targën, ngjyrën apo modelin e saj.

 

Itali/ 5 vjeçarja rrëmbehet në kopësht nga tre persona

Hetuesit e kanë përjashtuar mundësinë se rrëmbimi është vepër e një krimi të organizuar si dhe që ai të jetë bërë për të kërkuar para nga familja në këmbim të saj.

Ajo njihet si një familje pa probleme ekonomike dhe jo për ndonjë gjendje shumë të mirë financiare për të justifikuar rrëmbimin me qëllim zhvatjen.

Hetuesit kanë parë dhe kamerat e sigurisë të zonës dhe kopështit ku Elena shkonte dhe po hetojnë për disa makina që mund të jenë të përfshira në ngjarje.

Itali/ 5 vjeçarja rrëmbehet në kopësht nga tre persona