Teatri i ri, projektin e ndikoi pritja për ndryshimet ligjore të çmimeve të ndërtimit
Teatri i ri Kombëtar ende mbetet larg ndërtimit kurse institucionet janë në fazën e termave të referencës.
Institucionet pranojnë se kanë qenë të detyruara të presin ndryshimet ligjore që lidhen me çmimet e ndërtimit, përpara se të vijojnë me fazën tjetër, e cila do të jetë prokurimi.
Ministria e Kulturës raportoi ecurinë e përgjithshme të shpenzimeve të saj kapitale në 4 muajt e parë të këtij viti, duke nënvizuar edhe fazën në të cilën ndodhet puna për Teatrin e Tiranës, për të cilin ka në dispozicion 900 milionë lekë.
Ndër të tjera, Ministria ndalet edhe në projekte të tjera për të cilat ajo është e angazhuar vetëm apo me institucione vendore, sikurse është rijetësimi i Piramidës në Tiranë, apo restaurimi i Galerisë së Arteve të Bukura.
“Për sa u takon investimeve për vitin 2022, Ministria e Kulturës është përqendruar përkatësisht në këto projekte:
“Për sa u takon investimeve për vitin 2022, Ministria e Kulturës është përqendruar përkatësisht në këto projekte:
Rijetësimi i Piramidës Tiranë, obliguar fondi 447,597,000 Lekë.
Projekt me partneritet Bashkinë Tiranë, projekt në vazhdim, punimet vazhdojnë dhe pritet realizimi i pagesave nga Bashkia Tiranë.
Godina e Teatrit Tiranë, vlera projektit 900,000,000 Lekë. Në pritje të ndryshimeve ligjore për listën e çmimeve në fushën e ndërtimit, për të vijuar më pas me hartimin e termave të referencës.
Restaurimi, Rikonstruksioni dhe Rehabilitimi i hapësirave në Muzeun e Arteve të bukura (Galerisë Kombëtare të Arteve), obliguar fondi 200,574,000 Lekë. Punimet vazhdojnë, në pritje të situacionit të dytë për likuidim.
Projekti me Rajonin e Pulias për rikualifikimin e hapësirës së Parkut të Kinostudios “Parku Artit”, vlera projektit 100,000,000 Lekë. Pritet shpallja në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Hartim i projektit për Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatrin e Kukullave, obliguar fondi 49,200,000 Lekë. Ne pritje të faturës për likujdim.
Ndërtimi Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmije dhe Teatrin e Kukullave, vlera projektit 200,271,907 Lekë. Në procedurë për aplikim për leje ndërtimi + oponenca teknike në proces. Do të zhvillohet procedura e prokurimit dhe pritet realizimi i projektit” thuhet në relacionin e monitorimit të Ministrisë së Kulturës.
Teatri Kombëtar u shemb në maj të vitit 2020 pas përplasjeve dhe kundërshtimeve të shumta të shoqërisë civile.
Këshilli Kombëtar i Territorit i miratoi lejen teatrit në verën e vitit të kaluar, teksa kosto totale e tij llogaritet në 30 milionë euro.
Projekti i parë që doli në publik parashikonte ndërtimin e disa kullave bashkë me Teatrin ndërkohë që më pas qeveria u tërhoq duke thënë se ky Teatër do të ndërtohej me para publike dhe nuk do të kishte ndërtesa shumëkatëshe bashkë me të./ Monitor
