1200 trupa mbeten të paidentifikuar në Ukrainë
Rreth 1200 trupa, përfshirë ato të gjetura në varreza masive, nuk janë identifikuar ende, sipas kreut të policisë kombëtare në Ukrainë , Ihor Klymenko.
Policia ukrainase ka hapur procedime penale për vdekjen e më shumë se 12,000 ukrainasve, tha Klymenko në një intervistë për agjencinë e lajmeve Interfax.
Më shumë se 1,500 civilë vdiqën vetëm në Kiev, tha ai.
Ihor Klymenko: Në Bucha, Irpen, Gostomel, Borodyanka kishte shumë njerëz të vrarë që shtriheshin në rrugë.
"Rreth 75% e të vdekurve janë burra, rreth 2% janë fëmijë dhe pjesa tjetër janë gra", tha ai.
Në Bucha, 116 njerëz u varrosën në një varr masiv, sipas Klymenko. Varret e tjera përmbanin nga pesë deri në shtatë trupa.
Banorët mblodhën trupat e të vdekurve dhe i varrosën në parqe.
Ihor Klymenko: Rreth 1200 trupa nuk janë identifikuar deri më tani. Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm sepse shumë trupa janë në gjendje dekompozimi.
