Ministria britanike: Lufta në Ukrainë do të varet nga operacionet ushtarake përgjatë lumenjve

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 110-të, teksa përplasja midis forcave ruse dhe atyre vendas vijon të mbetet e nxehtë në zonat pranë Severdonetsk, ku është shkatërruar ura që lidh këtë qytet me Luhansk.

Në deklaratat më të fundit Kievi thekson se “askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta”, ndërsa Donbasi sipas tyre po reziston. Gjithashtu, Ukraina ka nisur një kundërofensivë në rajonin Kherson.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes britanike vlerëson se operacionet në kalimin e lumit mund të përcaktojnë edhe rrjedhën e luftës.

“Rusisë ose do t’i duhet të kryejë veprime ambicioze ose do të duhet të kryejnë sulme për të kaluar lumenjtë”, tha Ministria britanike.

Në një reagim të fundit, Ministria e Mbrojtjes, bën me dije se gjatë muajve të ardhshëm këto operacione mund të jenë vendimtare.

Ndërkohë forcat ukrainase kanë arritur shpesh të shkatërrojnë ura përpara se të tërhiqen, ndërsa Rusia ka luftuar për të vendosur koordinim për të kryer kalimet mes këtij lumi në një shkallë më të gjerë.