Rusia hap "McDonald's-in" rus

Rusia ka vendosur të rihapë një nga dyqanet e McDonald's, pasi rrjeti ndërkombëtar vendosi pezullimin e aktivitetit me nisjen e pushtimit rus në Ukrainë.

Kompania e ushqimit të shpejtë vendosi ti shesë më shumë se 800 restorante biznesmenit rus Alexander Govor.

Gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë është riemërtuar "Vkusno & Tochka", që përkthehet në "Të shijshme dhe kaq".

Kompania planifikon të hapë 200 degë deri në fund të qershorit dhe të gjitha degët deri në fund të verës, sipas një njoftimi për shtyp.

Rusia hap "McDonald's-in" rus

"Nëse ju kujtohet, në maj, McDonald's njoftoi se do të largonte bizneset e tyre nga Rusia. Jam shumë krenar që ata më zgjodhën mua për të vazhduar zhvillimin e këtij biznesi. Kjo do të thotë se kompania më sheh si dikë që ndan plotësisht të gjitha parimet e biznesit dhe vlerat. i McDonald's”, tha Govor në një konferencë për shtyp.

“Nuk do ta fsheh faktin që jam një njeri ambicioz dhe kështu nuk do të hap thjesht të 850 restorantet, por do të zhvilloj edhe të reja”, tha ai.

Sipas një njoftimi për shtyp, 62,000 ish-punonjës të McDonald's u mbajtën gjithashtu në punë.     

Rusia hap "McDonald's-in" rus