Përplaset automjeti duke ikur nga policia, humb jetën një emigrant, plagosen 17 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik, një emigrant ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe shoferin.

Mediat bëjnë me dije se kamionçina në të cilën ndodheshin personat, është përplasur ndërsa bënte përpjekje për t’i ikur policisë.

Shoferi gjeorgjian i kamionçinës ishte nisur drejt perëndimit kur u përplas me një postbllok policie në autostradën kryesore Egnatia.

Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.

16 emigrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk u plagos rëndë, u dërguan në spitalet aty pranë.

Të plagosurit mësohet se ishin sirianë, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.