Zgjedhjet parlamentare franceze, hapen qendrat e votimit, sfida e Macronit me komunistin Melenchon
Francezët u janë drejtuar kutive të votimit këtë të dielë. Ndërsa Macron arriti të mundë Le Pen në presidenciale, këto zgjedhje aleanca e tij ka përballë komunistët e Melenchonit. Retorika e tij e fortë kundër Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Amerikës mund të ketë efekt në vota.
Këtë të dielë francezët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ky është raundi i parë, teksa i dyti do të mbahet më 19 qershor. Sondazhet tregojnë se Presidenti i sapozgjedhur Emmanuel Macron mund të fitojë një shumicë të rëndësishme, por qendra e tij përballet me mundësinë e një rezultati befasues nga e majta e bashkuar.
Socialistët, Të Gjelbërtit dhe Komunistët janë bërë bashkë për të sfiduar aleancën e Presidentit Macron.
Sipas analistëve politikë franceze, zgjedhjet për 577 vendet në Asamblesë Kombëtare të dhomës së ulët mund të bojkotohen në masë nga qytetarët. Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e ulët, dhe ky është një shqetësim i madh mes subjekteve politike.
Premtimet e Macronit gjatë fushatës presidenciale ishin kryesisht në lëmin e ekonomisë, teksa humbja e tij përball të majtëve do të sillte probleme për agjendën e tij.
Sa i përket politikave të Macronit, të majtët, e kryesisht komunistët, kanë kritika të forta për politikat e tij financiare. Ndërsa në presidenciale ai arriti që të fitonte përballë Marine Le Pen, e cilësuar e ekstremit të djathtë, në parlamentare ai ka përballë komunistin Melenchon që akuzon se Macron po falimenton shtetin francez me politikat e tij ekonomike.
Qëndrimi i Melenchon që tërheq votat e ekstremit të majtë është i fort kundër Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ekstremet franceze, si ai komunist dhe ai i djathtë bashkohen në këto pika, duke
Melenchon është njohur për dekada si mbështetës i presidentit rus Putin, por ndryshoi retorikë gjatë zgjedhjeve presidenciale duke folur kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas analistëve francezë, një fitore e koalicionit të majtë në vend do ta vështirësonte rrugën e reformave, sepse retorika e përdorur nga e majta komuniste është shumë e fortë.
