Rusët shtojnë sulmet në Severodonetsk, ukrainasit: Kemi ende në kontroll uzinën
Ushtria ruse ka rritur agresivitetin e sulmeve në qytetin e Severodonetsk aty ku ndodhet një fabrikë kimike, në të cilën janë strehuar me qindra civilë
Rusët kanë intensifikuar sulmet në një fabrikë kimike në qytetin Severodonetsk. Në një përditësim këtë mëngjes, guvernatori i rajonit ka thënë se Ukraina mbetet nën kontrollin e uzinës Azot, ku janë strehuar qindra civilë.
“Azot nuk është bllokuar, luftimet po zhvillohen në rrugët pranë uzinës”, tha një zyrtar ukrainas.
Severodonetsk është bërë pika qendrore e përpjekjeve të Rusisë për të avancuar në Ukrainën lindore.
Zyrtari shtoi se ai pret që forcat ruse të përdorin të gjitha përpjekjet e tyre në përpjekje për të kapur qytetin ose sot ose nesër.
Nga ana tjetër, Ukraina është në bisedime me vendet e tjera për sigurimin e më shumë armatimeve. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba njoftoi të shtunën se kishte folur me homologun e tij polak, Zbigniev Rau, mbi çështjen e dërgesave të ardhshme në armatime të rënda.
Zoti Kuleba tha se të dy diskutuan gjithashtu mbi vendosjen e një raundi tjetër sanksionesh evropiane ndaj Rusisë.
Në fushën e betejës, luftimet e ashpra vazhduan në rajonin e Donbasit, ndërsa ushtria e Ukrainës nisi disa kundërsulme në rajonin Khersonit, në jug të vendit, të pushtuar nga Rusia.
