Erdogan për korridorin e grurit: Javën tjetër do të flas me Putin dhe Zelenskin
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan do të takojë javën e ardhshme presidentin rus Putin dhe atë ukrainas Zelenski për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë.
Erdogan shtoi se ai synon të trajtojë çështjen e korridorit të grurit dhe eksportet e sigurta të grurit nga Ukraina.
"Ka një luftë të vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë dhe ne e dimë se produktet bujqësore vijnë në një masë të madhe nga këto vende. Në këtë fazë nuk kemi asnjë problem me këtë, kemi 5 milionë tonë drithë në magazinat tona, por duam t’i rrisim këto vëllime. Do të marrim pjesë në punën për krijimin e një korridori të sigurt për dërgesat e produkte bujqësore, jo vetëm për ne, por edhe për vendet e treta," tha Erdogan.
Sipas liderit turk, negociatat janë duke u zhvilluar dhe në javën e ardhshme do të diskutojnë se çfarë hapash mund të ndërmerren, me Zelenskin dhe Putin.
