Rusia në prag të pushtimit të një tjetër qyteti kyç të Ukrainës

Rusia është në prag të pushtimit  të një tjetër qyteti ukrainas, atij të Bakhmut.

Shpërthimet jehojnë rregullisht mbi qytet, shpërthimet e artilerisë dhe raketave brenda dhe jashtë qytetit dëgjohen në çdo moment të ditës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mirëpo pavarësisht afrimin të forcave ruse, banorët e qytetit refuzojnë të largohen prej tij.

“Ne e duam qytetin tonë. Varret tona janë këtu. Prindërit tanë jetonin këtu. Ne nuk do të shkojmë askund. Është toka jonë. Ne nuk do t'ia dorëzojmë askujt. Edhe nëse është shkatërruar, ne do të rindërtojmë,” thotë Tatjana, një vullnetare që shpërndajnë ushqimin në qytet.

Bakhmut ndodhet pranë rrugës kryesore që të çon në qytetet Luhansk dhe Severodonetsk, tani epiqendra e luftimeve në Ukrainën lindore.

Për javë të tëra forcat ruse kanë bombarduar rrugën dhe qytetin e Bakhmut, në atë që shihet si një përpjekje për të shkëputur qytetet binjake nga pjesa tjetër e territorit të kontrolluar nga ukrainas.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se shumica e Severodonetsk tani është nën kontrollin rus dhe se Moska planifikon ta izolojë atë në ditët në vijim.

Gjatë natës, forcat ruse shkatërruan urën e dytë nga tre urat midis dy qyteteve.