U zhduk në plazh, 5-vjeçarja që u gjet pas kërkimeve të shumta humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 19:42
Një vajzë 5-vjeçare në Itali ka humbur jetën në spitalin e Castellammare di Stabia.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, e mitura ishte zhdukur në plazh, por u gjet pas një orë kërkimesh në bregdetin e Torre Annunziata, pranë plazhit Risorgimento.
Vajza e vogël ishte duke luajtur kur në një moment ishte zhdukur nga sytë e prindërve. E vogla u gjet në ujë e më pas u transportua në spital, por për fat të keq nuk ia ka arritur të shpëtojë.
