Vrasja e rojes në Fier, shoqërohen në polici dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 11:28
Dy persona janë shoqëruar në polici, pas vrasjes së rojes së serës në Fier, mëngjesin e sotëm.
Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67 vjeçari dhe një çoban, janë shoqëruar për tu marrë në pyetje, pasi kanë qenë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe u gjet i pajetë Petraq Gjika.
Gjithashtu po ushtrohen kontrolle në kodrën pranë serave dhe kabinës ku u gjet i pajetë roja, ndërsa dëshmia e të shoqëruarve pritet të jetë deçizive për zbardhjen e së vërtetës.
Pistat e hetimit janë disa, nga konflitet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparëshme që mund të ketë pasur viktima me persona të tjerë.

