Vrasja e rojes në Fier, flasin fqinjët
Petraq Gjika, roja i vrarë me thikë në afërsi të disa serave dhe ku punonte si rojë nuk njihej si njeri problematik në zonë.
Pas krimit të ndodhur mëngjesin e sotëm, kanë folur dhe fqinjë e banorë të zonës.
"E njihja pak. Kur kaloja këtej i flisja dhe më përshëndeste. E njihja se punonte këtu si roje prej kohësh," shprehet një banor i zonës.
Dyshimet e para të grupit hetimor janë se Gjika është vrarë nga një person i vetëm ndërsa, mësohet se vendi ka qenë i monitoruar edhe nga kamerat, ndërsa kqyrja e tyre mund të çojë në zbardhjen e plotë të rastit.
Gjika është sulmuar dhe në 2018 me thike ku u plagos rëndë, megjithatë arriti të shpëtonte. Autori i sulmit të atëhershëm, Xhevat Bregu u arrestua ndërsa nuk dihet ende nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
