Maturantët ende në provim por teza doli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 11:46
Partia Demokratike denoncon daljen e tezës së provimit të Gjuhë- Letërisë të Maturës shtetërore 2022.
Deputetët Lefter Gështenja dhe Luçiano Boçi kanë publikuar në facebook teza të këtij provimi.
Provimi nis nga ora 10:00 deri në 12:30.
Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit.
33 mijë maturantë testojnë në njohuritë e tyre të Gjuhës dhe Letërsisë duke përmbyllur kështu të gjitha njohuritë e marra në ciklin e mesëm.