Elbasan/ Njerëzit po ikin, bagëtitë po theren

Fermerët në Elbasan janë duke hequr dorë nga bujqësia dhe blegtoria.

Ky fenomen është i duke marre përmasa shqetësuese  Sipas drejtorit të Shërbimit të vetenarisë së  rajonit, Fatmir Ozuni  kpasi a një rënie të ndjeshme të numrit të bagëtive në te 7-ta bashkitë e qarkut te Elbasanit. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në bazë të censusit rezulton që ka një tendencë të numrit të krerëve në qarkun tonë," thotë Drejtori i Drejtorisë Rajonale te Vetenarisë Elbasan Fatmit Ozuni.

Shkaqet e uljes së numrit të bagëtive lidhen kryesisht me emigrimin si dhe mosmbarshtrimin e kafshëve për shkak të rritjes se çmimeve të imputeve bujqësore dhe bazës ushqimore për bagëtinë.

”Një nga aryet kryesore është se nuk ka interes nga të rinjtë, që më shumë interesohen për të emigruar sesa për të krijuar një fermë apo për të shërbyer pranë një ferme. Është rritur kostoja e transportit, nafta, është rritur koncetrati, baza ushqimore në përgjithësi," thotë Ozuni.

Ndërsa numri i bagëtive ulet e kundërta është duke ndodhur me çmimet  e mishit dhe në bulmetrat i cili këto muaj ka kapur shifrat më të larta .