Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj mëngjes pune me ish- Presidentët Topi, Moisiun dhe Meidanin
Pak ditë pasi u votua nga Kuvendi i Shqipërisë si president i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar sot takime, me ish-krerë të shteteve, për të marrë këshilla nga eksperienca e tyre. Begaj u takua në pallatin e Brigadave me ish-presidentin Alfred Moisiu, Bamir Topin si dhe me Rexhep Meidanin.
Bajram Begaj, u votua me 78 vota si President i Shqipërisë vetëm pak ditë më parë, e në pritje të betimit ai ka zgjedhur që të takohet dhe të konsultohet me ish Presidentët e vendit.
Te enjten (9 qershor 2022) ai thirri në një mëngjes pune, ish presidentet, Alfred Moisiu, Rexhep Meidanin dhe Bamir Topin, ku për rreth 1 orë kan diskutuar miqesisht mbi sfidat që mban posti i Presidentit por dhe për të ardhmen e vendit tonë në një kohë kur drejtësia është ne reformim dhe poltika riciklon herë pas here kriza.
Takimi ka zgjatur rreth 1 orë, ndërsa duket se ish gjenerali Bajram Begaj, i cili për 5 vitet e ardhëshme do të jetë kreu i shtetit, duke se besimin që nuk mori nga një pjesë e politikës në kuvend, po tenton ta amortizojë me takime që i shërbejnë atij si thithje eksperience.
Tre presidentët që ai takoi në vetevete mbartin elementët politikë që Begajt i mungojnë e këtu konsultohet me Bamir Topin dhe Rexhep Meidanin.
Ndërsa Alfred Moisiu, i shërben atij si një eksperincë se si një ish ushtarak i niveleve të larta mund të kryejë në mënyrë dinjitoze detyrën e kreut të shtetit.
Mediet shfaqën interes për takimin, por asnjë prej tyre nuk foli publikisht. Më vonë ish presidentët takimin me Begajn e vlerësuan miqësorë, ndërsa besojnë se institucioni i presidentit do të jetë në duar dinjitoze.
Detyra
Presidenti i ri i vendit pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta.
Begaj, mjek në profesion, mori detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, në vitin 2020.
Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor, dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.