Në çantën e zezë, pistoleta dhe topi me euro, 40 vjeçari kapet në bulevardin "Bajram Curri" Tiranë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 09:40
Një 40 vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Tiranë pas informacioneve se ai lëvizte me armë me vete.
Forcat e Posaçme "Shqiponja" përmes operacionit "Black bag" arrestuan 40 vjeçarin në bulevardin "Bajram Curri".
Ritvan Xhotas iu gjet në çantën e tij një pistoletë, një krehër, municion luftarak si dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj tij rëndon akuza e "Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.