CDU kundër Berishës dhe Bullgarisë, Beyer: Çdo lloj bashkëpunimi me një ‘Non Grata’ është i ndaluar

Raporteri për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer, ndodhet prej 3 ditësh në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se në vendin tonë ndodhet për dy arsye që lidhen me anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe me situatën brenda PD.

Sa i përket PD-së, Beyer shkruan se CDU është në unision me Shtete e Bashkuara të Amerikës,dhe bashkëpunon me persona non-grata, duke iu referuar kryetarit  të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Në lidhje me anëtarësimin në BE, ai shprehet se Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës të turpshme të Bullgarisë.

Postimi i Beyer:

Kam tre ditë që jam në Tiranë/ Shqipëri për bisedime të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

Antarësimi i Shqipërisë në BE:

Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës të turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e ardhshme ndërqeveritare si hapi i ardhshëm konkret në procesin e pranimit në BE.

Situata e Partisë Demokratike, PD:

Demokracisë parlamentare të Shqipërisë i duhet një opozitë e bashkuar, e fortë. Agjendat personale të individëve nuk duhet të luajnë rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si kombëtarisht ashtu edhe ndërkombëtarisht është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i përbashkët, i pakontestueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA .

CDU CDU/CSU-Bundestagsfraktion Edi Rama Jorida Tabaku Olta Xhacka European Union in Albania U.S. Embassy-Tirana EPP – European People’s Party EPP Group in the European Parliament Regional Youth Cooperation Office – RYCO Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien.