Sot merr udhë Reforma Zgjedhore dhe Territoriale, votohen emrat
Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale nga kjo e enjte pritet të fillojnë të marrin formë.
Në seancën plenare që parashikohet të fillojë në orën 10:00 është në rend dite edhe miratimi i emrave të deputetëve që do të angazhohen në komisionet që do çojnë përpara këto dy reforma.
Dy kryetarët e Reformës Territoriale do të jenë Benet Beci nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja.
Gjithashtu në rend dite është edhe Interpelanca që Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar me ministren e Kulturës, Elva Margariti.
Në seancë plenare do të diskutohet raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH” për financimin shtesë për projektin ‘Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë’, për të cilin ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve.
Do të diskutohen edhe projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.
Komisioni për Reformën Territoriale
PS
Benet Beci (bashkëkyetare)
Baftjar Zeqo (anëtar)
Lavdërim Krashi (anëtar)
Fadil Nasufi (anëtar)
Anila Denaj (anëtar)
Eduart Ndreca (anëtar)
Anduel Tahiraj (anëtar)
Ilir Pendavinji (anëtar)
Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)
PD
Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
Zef Hila (anëtar)
Andia Ulliri (anëtar)
Xhelal Mziu (anëtar)
Orjola Pampuri (anëtar)
Saimir Korreshi (anetar)
Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)
Komisioni për Reformën Zgjedhore
PS
Damian Gjiknuri (bashkëkryetar)
Blerina Gjylameti (anëtar)
Klotilda Bushka (anëtar)
Toni Gogu (anëtar)
Ermonela Felaj (anëtar)
Arben Pëllumbi (anëtar)
Blendi Klosi (anëtar)
Klevis Xhoxhi (anëtar)
Gledis Çeliku (anëtar zëvendësues)
Jurgis Çyrbja (anëtar zëvendësues)
Xhemal Qefalia (anëtar zëvendësues)
PD
Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
Oerd Bylykbashi (anëtar)
Grida Duma (anëtar)
Dashnor Sula (anëtar)
Kreshnik Collaku (anëtar)
Lindita Metaliaj (anëtar)
Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
Eralda Bano (anëtar zëvendësues)
