Rama ironizon krimet në Ballkan, Spahiu: E turpshme dhe e pamoralshme, çdokush që ndjehet njeri duhet ti gjykojë ato

Naxhmedin Spahiu profesor i shkencave politike foli rreth qëndrimit të kryeministrit Edi Rama ndaj krimeve në Kosovë dhe Bosnje Hervegovinë. Gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Beti Njuma, Spahiu tha se fakti që Rama refuzon të gjykojë krimet në këto vende është shumë e turpshme dhe e pamoralshme. 

Naxhmedin Spahiu: Një sjellje e tillë është e pamoralshme. Edhe sikur Vuçiç të thoshte ashtu do të ishte e tepërt. Natyrisht që krimet që kanë ndodhur në Bosnje dhe Kosovë janë monstruoze. Numri i viktimave në Bosnje është dhjetfish më i madh se në Kosovë dhe çdokush pa marrë parasysh kombin, racën, etninë, fenë, çdokush që ndjehet njeri do duhet ti gjykojë ato. Madje edhe nëse është një politikan serb do të duhej ta bënte këtë. Fakti që Edi Rama refuzon ta bëjë këtë mendoj që është shumë e turpshme dhe e pamoralshme që një kryeministër i një vendi që shpesh ka qenë viktimë e krimeve ta bëjë këtë.