Ju flet Moska - Lavrov foli në mënyrë të koduar për Ballkanin e Hapur, nuk bëri diversion naiv
Lavrov foli në mënyrë të koduar për Ballkanin e Hapur, nuk bëri diversion naiv ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Deklarata e Lavrov se Ballkani i Hapur është një nismë serbe të cilët e ka mbështetur Rusia ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë e Shqipëri.
Fakti që Rama reagoi tregon se është prekur. Duke folur dhe ironizuar deklaratat e Lavrov tha se ai ka bërë sarkazëm politike.
Këto janë qëndrime ruse sepse ai është ministri i jashtëm i Rusisë. Ajo që tha Lavrov nuk është diçka që nuk dihet, sepse Ballkani i Hapur është një nismë serbe e mbështetur nga Rusia.
Çfarë dimë? Ne dimë se kjo histori pavarësisht se është ndërruar në emër, ka nisur në vitin 2014 kur Rama shkoi në Beograd për vizitë.
Kur Vuçiç e priti Ramën në Beograd e priti ai në Beograd dhe kur ai u bë presidenti, partneriteti vazhdoi me të sërish, sepse është një nismë personale e tij.
Koha do ta tregojë se kjo nismë do të vdesë me largimin e Vuçiç nga pushteti. Nuk do të ketë më Ballkan të Hapur me largimin politik të tij.
