Elvana Gjata aktore, goditet në fytyrë në palestër
Nga Ora News Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 14:42
Elvana Gjata është ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.
Tashmë e bashkuar dhe me trendin e kohës, ajo poston shpesh foto dhe video funny në rrjetin social Tik Tok, duke numëruar mbi 70 mijë ndjekës në faqen e saj.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar një video duke ushtruar në palestër, teksa në një moment ajo goditet me topin e palestrës në fytyrë. Sigurisht që e gjithë kjo ishte në kuadër të shakasë dhe këngëtarja është shumë mirë.

Para disa javësh Elvana postoi një tjetër foto ku teksa po dilte nga makina, ishte rrëzuar përtokë.
Këngëtarja në atë kohë postoi mjaft foto nga sfilata e Valdrin Sahitit, por kjo ishte ndër fotot më të qarkulluara në rrjet duke mos lënë pas dhe sharmin e elegancën që e karakterizon këngëtaren.