Projekti i urës Velipojë - Ulqin, Abazoviç- Ramës: Keni mbështetjen time, do kemi efekte pozitive të dyja palët

Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë prezantuar projektin e urës së re Velipojë - Ulqin mbi lumin Bunë.

Abazoviç, zbuloi që projekti është diskutuar në Tiranë, ndërsa bëri me dije se Mali i Zi ka ndarë fondin buxhetor për ndërtimin e urës.

Më tej ai tha se ky projekt është i rëndësishëm, pasi sipas tij do të ketë efekte pozitive edhe për Shqipërinë e Malin e Zi.

Dritan Abazoviç: Kjo është diçka që e kemi diskutuar në Tiranë, muajin e kaluar, dhe tani jemi shum pranë punës konkrete. Dua të them që edhe në këtë buxhet, Mali I ZI ka caktuar një fond kushtuar urës . Ndoshta nuk do të përdoret këtë, vit, por mgejithatë në moemntin që përfundojmë projektin në gusht, në shtator do nënshkruajmë memorandumin se përse është I rëndësishëm ky projekt.

Kjo zonë qysh prej fillesës së bregdetit në Ulqin dhe deri në fund të Velipojës mund të jetë një zonë shumë tërheqëse turistike në të ardhmen. Do të jetë njësoj për turistët ashtu siç shkojmë në vendet e Evropës. Kjo do të lehtësojë qasjen e turistëve. Është shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë këtë më parë. Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët. Ura simbolikisht dëshmon që nuk jemi vetëm “Ballkan I Hapur”, por jemi në një fazë të re të mënyrës se si I kuptojmë marrëdhëniet dy palëshe. KJo është një urë që do të përdoret nga shumë njerëz që do të vizitojnë vendet tona. Keni 100% mbështetjen time.