Rama dhe Abazoviç prezantojnë projektin e urës së re Velipojë-Ulqin, kryeministri shqiptar: Simbol i vizionit tonë
Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë prezantuar projektin e urës së re Velipojë - Ulqin mbi lumin Bunë.
Në fjalën e tij Rama tha se kjo urë do ta bëjë rrugën nga Ulqini shumë të shkurtër ndërsa shtoi se ideja e urës është shumë e mirë, dhe që duhet vënë menjëherë në zbatim.

Kreu i qeverisë u shpreh se në Korrik do të shkojë në Mal të Zi, ndërsa në Gusht do të dorëzojnë projektin.
Edi Rama: Do të zhvillohet si projekt i detajuar dhe së bashku do ta ndërtojmë. Fondi Shqiptar i zhvillimit me Agjencinë tuaj, cilado qoftë, do ulen dhe do të fillojnë punën.
Ekipi ka punuar për alternativa të ndryshme. Duhet t’u përcjellim projektin e detajuar, njerëzit tuaj do merren me buxhetin. Në momentin që buxheti finalizohet dhe Fondi i Monitorimit i ka paratë. Le ta bëjmë, do të jetë fantastike. Tashmë po ndrtojmë rrugën turistike Shëngjin Velipojë, që praktikisht do ta bëjë rrugën nga Ulqini shumë të shkurtër. Jam shumë mirënjohës se ky është vizioni juaj, nxitja juaj, ndaj nuk duhet të gridemi se e kujt qe ide, por t’i zbatojmë këto ide. Kjo është frymae Ballkanit të Hapur. Pres me padurim të ju vizitojë në Mal të Zi, brenda korrikut, e më pas në gusht për të ju prezantuar projektin.

