Video/ Aksident në Tiranë, pas autobusit edhe një makinë përfundon në Lanë
Një aksident ka ndodhur pranë ‘Pallatit me Shigjeta’, ku një makinë për pak sa nuk ka përfunduar në lumin Lanë.
Ora News, ka siguruar videon ku shihet makina, e cila për pak metra ka shpëtuar pa rënë në lum.
"Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga."
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ky nuk është rasti i parë i automjeteve që përfundojnë në Lanë, pasi mbrëmjen e së premtes, 29 prill 2022, rreth orës 20:10, në zonën e pallateve "Agimi" një autobus i linjës së "Unazës" përfundoi në lum.
Si pasojë mbetën të plagosur 5 persona.
