Lavrov vizitë në Beograd, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i ZI bllokojnë hapësirën ajrore për ministrin rus

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit që ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duhej të vizitonte nesër Beogradin,

Mediat e huaja, shkruajnë se , kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse duhet të vizitojë Republikën e Serbisë më 6 dhe 7 qershor.

Janë planifikuar takime me presidentin e atij vendi, ministrin e punëve të jashtme, kryetarin e Kuvendit Kombëtar dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dy ditë më parë tha se vizita e ministrit rus Sergej Lavrov tashmë është planifikuar dhe se rezultati i vizitës është i pasigurt derisa të realizohet.

Ai shtoi se nuk përjashton që vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov në Beograd, mund të rrezikojë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz.