Frikë nga rrjedhja e emrit të presidentit, Rama u sekuestron telefonat socialistëve

Duket se kryeministri Edi Rama ka vendosur që të mos rrjedhë asnjë emër kandidati për president nga mbledhja e kryesisë së partisë së tij ditën e sotme.

Për të shmangur diçka të tillë ai u ka sekuestruar telefonat deputetëve socialistëve që marrin pjesë në mbledhje.

Mësohet se socialistët kanë dorëzuar telefonat e tyre në sekretari, për të shmangur ndonjë dërgim emrin medieve.

Socialistët pritet që ta votojnë ditën e nesërme kandidaturën për president në seancë plenare, në raundin e katërt të këtij procesi.

Në tre raundet e para negociatat me opozitën duket se dështuar, ky kjo e fundit nuk arritën që të propozonte një emër konkret.