Qeveria shkurton fondet për bujqësinë

Vlerësimi i fundit i FAO-s për bujqësinë shqiptare evidenton se Shqipëria çon shumë pak fonde publike për bujqësinë. Sipas vlerësimit fermerët shqiptarë marrin mbështetje direkte vetëm 3 euro për hektar, në një kohë që në vendet e tjera, shumica e fondeve shkon direkt tek fermerët.

Për rektorin e Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku fondet që alokohen për fermerët shpërndahen në dy modele drejtëpërdrejt ose nëpërmjet investimeve dhe nëse pagesat do të shkojnë direkt Sallaku sugjeron krijimin e një regjistri për fermerët.

Fatbardh Sallaku: Do të ishte mirë që qeveria shqiptare në të ardhmen të mendojë për të kaluar dhe në pagesa direkte, por patjetër që përpara se të kalohet në pagesa direkte është e nevojshme që të ekzistojë një bazë jo vetëm ligjorë por një bazë e informacionit siç është regjistri i fermës apo disa element të tjerë.  

 

FAO analizoi gjithashtu se me këtë nivel financimesh Shqipëria nuk ofron asistencë të mjaftueshme për fermerët shqiptarë që të përballen me konkurrencën e tregut nga prodhuesit evropianë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Por rektori thotë se fokusi kryesor që vendi ynë duhet të ndalet është marketing dhe menyra e paketimit.

Fatbardh Sallaku: Ne vuajmë shumë përsa i përket çështjeve të marketingut dhe të përpunimit të produkteve. Kjo është një temë e cila duhet të jetë fokusi kryesor përsa i përket investimeve në të ardhmen. Nga informacionet që ne kemi dihet që shpeshherë me çështjet e marketingut, paketimit të produkteve jemi mbrapa.

Në mënyrë që të ndalojë shpopullimin e fshatit dhe të rrisë produktivitetin e bujqësisë Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara sugjeron që duhet të rriten financimet e drejtpërdrejta për bujqësinë.