Majlinda Bregut, presidente? ‘Nxehet’ Berisha: Mos më pyesni për farsën presidenciale. Po përpiqemi që të mos dublikojmë funksionet në PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije emrat që Kryesia e PD-së ka miratuar për nënkryetarët, dhe sekretariatët në në këtë Parti.

Sali Berisha: Kryesia e PD miratoi propozimet e bëra në përputhje në statutin nga kryetari i saj për nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së dhe sekretariatet e kësaj partie. Për nën kryetar të PD-së për dy vende, u propozua Agron Shehaj, Oered Bylykbashi, Belind Këlliçi, Luçiaano Boçi, kurse për sekretar të përgjitshëm, Flamur Noka, dhe Arben Ristani. Për sekretar për organizatat partnere, Ilirjana Kuçana dhe Megit Balliu. Sekretar për transparencën, luftën kundër korrupsionit, Lediana Mandia. Sekretare për të Drejtat e Njeriut, Elda Hoti, Bislim Ahmeti. Sekretar për organizimin, Ervin Minarolli, Aurel Bylykbashi. Sekretar për Integrimin Europian Edmond Spaho, Lediana Fratari. Sekretar për Marrëdhëniet Publike Jola Hysaj, Sara Bodo. Sekretar për integrimin e të përndjekurve politik,  Lorenc Luka, Bedri Blloshmi. Sekretar për migracionin në Diasporë dhe organizimin e PD-së  jashtë vendit, Tritan Shehu, Indrit Hoxha. Sekretar për ligjet dhe çështjet elektorale, Ivi Kaso, dhe Çlirim Gjata. Sekretar për pushtetin vendor, Dasho Aliko dhe Ylli Asllani. Kryegjykatësi I partisë, Adriana Kalaja. Këto janë propozimet. Njëri nga kryetarët duhet të ishte nga zonjat por u vendos që në Kuvendin e parë që do të thirret statute të përcaktojë që 1/3 e këtij forumi më të lartë të jetë nga zonjat. Dominojnë gra dhe vajza shumë të kualifikuara.

Berisha është ‘nxehur’ me gazetarët, kur është pyetur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit, ku përflitet që Majlinda Bregu të jetë në krye të shtetit.  Ai e ka konsideruar farsë procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa u ka kërkuar që të mos e pyesnin më për një temë të tillë.

Pyetje: Përflitet emri i Majlinda Bregut si presidente e Republikës?

Sali Berisha: Mundësisht më pyet për PD, mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Bregu është një figurë e respektuar e PD, tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë.  Unë jam këtu sot para jush për këto që dëgjuat. Pse doni të klononi lajmin tim. Siç e shihni ka pasur edhe një synim, prurje të reja në PD, dhe janë jo një por disa.

Më tej Berisha tha se në Partinë Demokratike po përpiqen të mos dublojnë funksionet.

Berisha: Ne përpiqemi që të mos dublikojmë funksionet. Të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtar kryesie largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar edhe Kryesi.

Majlinda Bregut, presidente? ‘Nxehet’ Berisha: Mos më pyesni