Fshati në Klos me “101 halle” pa zgjidhje

Mungesa e rrugës, ujit të pijshëm dhe ujit për vaditje janë tre nga shqetësimet që nuk kanë marrë kurrë zgjidhje për banorët e fshatit Bel në Bashkinë e Klosit. Ata thonë se bashkia nuk u është përgjigjur kurrë kërkesave të tyre për ndërhyrje.

"Fshati ka probleme sa të duash rrugë nuk ka, ujë të pijshëm nuk ka, ujë vaditës jo."

Këto janë shqetësimet që ngejnë banorët e fshatit Bel të Bashkisë së Klosit, sapo futesh në fshat.

Në rrugë nuk është ndërhyrë pothuajse asnjëherë.

"Nuk ka vënë kush dorë pej sa vitësh, që kur është hapur rruga."

Kryeplaku i fshatit, Nezir Krosi apelon bashkinë për ndërhyrje të menjëhershme, ose fshati rrezikon të izolohet.

"Ja ku është rruga dhe një metër e gjys dhe shkëputet fare, ka lidhur tre fshatra këtu."

Ai thotë se pavarësisht kërkesave të tij të njëpasnjëshme bashkia e drejtuar nga socialisti Ilmi Hoxha nuk e ka marrë mundimin të kthejë asnjëherë përgjigje.

"Unë jam duke bërë mjaftueshëm por nuk pyet njeri."

Me probematika të ngjashme, dhe me mungesën e investimeve përballen thuaje të gjithë fshatrat e qarkut të Dibrës.