1 Qershori, me energjinë e fëmijëve
Sot është 1 Qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve.Sot fëmijët në mbarë botën kërkojnë vëmendjen e prindërve dhe jo vetëm.
Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Të ftuar në emisionin “Jeto me orën” Et’hem Gega drejtor i "Ansamblit të fëmijëve" të Kamzës, Altin Gega, koreograf, Sofika Lleshi, mësuese pikture dhe regjisori Ramazan Luga treguan më shumë se si është të punosh me fëmjët dhe të deportosh në botën e tyre.
Një problematikë shqetësuese sipas koreografit Altin Gega është teknologjia që sipas tij është bërë armiku më i madh i tyre pasi ju merr gjithë kohën dhe vëmendjen.
Një performancë interesante me vallë popullore dhe që përcolli shumë energji pozitive u bë dhe nga fëmijët që janë pjesë e këtij ansambli.
Përveç kërcimit edhe piktura mori vëmëndje pasi dy fëmijë të talentuar, Kristi dhe Elisa e zbukuruan studion me pikturat e tyre fantastike.
Performancave iu bashkua edhe Aurora Koleci e cila këndoi për publikun një këngë popullore. Një tjetër performancë që ndezi atmosferën ishte dhe performaca e instrumetistitit Ismail Hysa i cili u shoqërua nga i gjithë grupi i valltarëve.
