“A me e qit a mos me e qit”, Besnik Qaka nuk ndalet, a do kemi projekte te reja?

I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Besnik Qaka, foli për projektet në të ardhmen.

Ai tha në rrjetet sociale publikojnë një pjesë të këngës që kanë planifikuar për të bërë, e nëse e pëlqen publikuar e nxjerrin.

“Janë shumë këngë demo që i kemi. Kemi një ekip që bazohemi dhe orientohemi. Ka raste që asnjëri nuk din se çfarë duhet me bo dhe në fund del në “Instagram” refreni. Kam qit një këngë aty “A me qit a mos me qit’ dhe pati shumë reagime. Kështu funksionon.”- tha ai.