‘Hidhe në gjyq, hidhe në gjyq’ Dr.Rore: Ishte situata më e sikletshme, por sot ajo është përsëri pacientja ime
Kirugjia plastike një profesion apo një biznes i mirë për të bërë para? Dr.Rore është nga ata mjekë që profesionin si estetist e ka nisur nga një kërkesë e mikeshës së tij e më pas për t’a vazhduar si prioritet kryesor.
Në D-Night foli shumë për punën e tij të përditshme, por edhe për jetën personale, sidomos për një situatë të sikletshme që ka kaluar gjatë punës së tij me një paciente.
Dajana: Për çfarë arsye do e lije profesionin tënd?
Dr.Rore: Vetëm për arsye shëndetësore
Dajana: Kirugjinë estetike e shikon më shumë si një pasion apo një biznes i mirë për të bërë para?
Dr.Rore: Le të themi që është e kombinuar, por unë e kam pasion sepse e bukura gjithmonë më ka pëlqyer dhe estetika është një nga gjërat më të bukura që ti mund të bësh.
Dajana: Cilën ndërhyrje nuk do e bëjë e kurrë edhe po të paguanin pafund?
Dr.Rore: Të injektoja silikon
Dajana: Sa të lodhshëm ose jo janë pacientët që vijnë tek ty?
Dr.Rore: Vetëm një është shumë e lodhshme ngaqë rri dhe lexon gjatë gjithë kohës dhe telefoni im çahet nga pyetësori i saj…Mos ngatërroni Google me eksperiencën e mjekut
Dajana: Ke ndonjë peng në të kaluarën tënde?
Dr.Rore: Kam shumë pengje në të kaluarën time…i vetmi është që nuk u bëra kirurg plastik
Dajana: Situatat më të sikletshme që ke kaluar deri tani?
Dr.Rore: Ka ndodhur në 2016 dhe ishin fillimet e mia tek injektimi i buzëve dhe ka pasur një infeksion te një pacientja ime. Udhëzimet e mia u transformuan gabim dhe buza kaloi në një infeksion dhe unë isha jashtë shtetit e nuk mund t’a trajtoja në ato momente e kështu përfundoi në një emergjencë. Siç e kemi ne shqiptarët me njëri-tjetrin hidhe në gjyq, hidhe në gjyq. Por sot e kësaj dite ajo vazhdon të jetë pacientja ime
Dajana: Sa pasionant dhe aventurier është dr.Roberti
Dr.Rore: Shumë pasionant dhe shumë më shumë aventurier
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë