Ka një sekret si mund të dalloni verën e mirë
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, konsulenti enolog Bledar Laçi zbuloi për të gjithë ndjekësit “sekretet” dhe mënyrën si mund ta njihni një verë të mirë.
Bledar Laçi: Në pamjen pamore, teksa mbajmë gotën në dorë krijohen disa rrathë në të, janë “lotët” e alkoolit. E rrotullojmë gotën që të nxiten molekulat aromatike. Rritet forca e fërkimit dhe e nxit aromën e verës që të shpërthejë. Në disa raste krijohen disa aroma të pakëndshme dhe në këto situata është mirë të përdoret një oksigjenator, që të hapet pak aroma. Kur e rrotullojmë gotën shohim harqe dhe pika që rrëshqasin. Harqet tregojnë ekuilibrin e verës, janë pothuajse të barasvlefshme me njëra-tjetrën, me 1 centimetër. Kjo tregon se kemi një verë të plotë, të mineralizuar, një verë me strukturë të mirë.
