Marinela Hysa “frikë” nga vëllai? Futet fshehurazi në dhomë vetëm për të bërë intervistën për D-Night

Një karakter si ai i Marinela Hysës vështirë që ta mbash të mbyllur apo ti thuash të mos e japë mendimin e saj për atë çfarë ajo mendon.

E ftuar në D-Night nga Dajana Shabani në RTV Ora pas shumë deklaratave të dhëna në rrjete sociale, ajo tregoi se këtë intervistë po e bën fshehurazi vëllait të saj, pasi ai nuk e ka aspak me qejf që ajo të flasë në intervista apo të japë deklarata siç po bën së fundmi.

Por, si duket ajo e gjeti zgjidhjen duke hyrë fshehurazi në dhomë e pastaj nëse vëllai e shikon në TV apo në rrjete sociale, kurriz jemi të dimë të gjithë sesi do të reagojë ai.

Marinela: Kam hyrë fshehurazi vëllait këtu tek dhoma dhe nuk do bërtas shumë sepse ai nuk do shumë që unë të hyj nëpër intervista.

Dajana: E di e kuptoj do që të ofendosh në TIK-TOK por jo të hysh në intervista…është gjigant dhe ai…

Marinela: Jo as në Tik -Tok nuk do ai fare se kështu është i turpshëm.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: