Marinela Hysa: Dua të bëhem deputete, i bëj thirrje Ramës të më ndihmojë të bëhem dikushi!
Ajo është Marinela Hysa, personazhi fenomenal që po ndez të gjitha rrjetet sociale me deklaratat e saj. Dëshira e saj për t’u bërë pjesë e botës së medias e ka vënë në qendër të vëmendjes për shumë arsye.
Por, ndër të tjera ëndrra e saj paska qenë ajo e të bërit deputete dhe për këtë ka një thirrje të veçantë drejtuar kryeministrit shqiptar Z.Rama.
Marinela: Unë i bëj thirrje Edi Ramës të bëjë një bashkëbisedim me mua, unë dua të flas me Edi Ramën dhe t’i tregoj shqetësimet e popullit.
Unë kam shqetësime sesi do të bëhem dikushi sepse të gjithë të rinjtë kanë frikë për jetën e tyre. Unë dua t’i tregoj të gjitha problemet që kam hasur këto 10 vite.
Ëndrra ime që e vogël ka qenë se dua të bëhem deputete, por unë nuk e arrita dot këtë sepse punova për t’i bërë shtëpi familjes dhe u detyrova të fitoja lekë dhe e lashë shkollën mbrapa.
Po vazhdoj një master shkencor që të bëhem dikushi dhe pa bërë shkollën ekzakte unë nuk mund të kërkoj një vend pune.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
