"Asnjëherë mos vini njeri para vetes!" Mësimi i mësuar i Beatrix Ramosaj. Mesazh vajzave: Eshtë Ok të kërkoni dhe ndihmë
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka pranuar se ka marrë terapi pas daljes nga Big Brother VIP duke pranuar se ka pasur një periudhë të vështirë përfshi dhe bullizmin.
Në lidhjen e drejtpërdrejtë me prezantuesen Luana Vjollca online ajo ka treguar për komentet negative e ofendimet që mori dhe si ia doli të kalonte periudhën e vështirë.
“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat”, u shpreh Trixa.
Trixa pranon se ka kërkuar ndihmë.
"Kur e mendoj them pse nuk kam reaguar më përpara. Edhe unë kam marrë ndihmë online. U futa në një faqe të huaj pasi mendova se e kisha më të thjeshtë të shprehesha. Online terapi. Gjeta një terapiste shumë të mirë, bëra disa seanca dhe më ndihmoi shumë”
Dhe ka një mesazh për të gjitha vajzat
"Its ok të rrish shtrirë, merr kohën tënde të kuptosh veten, çdo emocion që përjeton. Shihe jetën me optimizëm. Edhe unë kam ditë që nuk dua të zgjohem nga krevati por them do dal për shëtitje, pastaj takoj njerëzit e mirë. E mira gjithmonë bën ndryshimin"
Mësimi që ka mësuar
"Asnjëherë mos vini njeri para vetes . Mësimi i mësuar. Gjithmonë veten tënde para, kohën tënde. Kur të mësosh të duash dhe mësosh veten tënde do të duash të mësosh dhe të tjerët"
Kjo bisedë livestream u bë në instagramin e Luana Vjollcës në kuadër të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor. Në fund të fundit Le të mbetemi njerëz.
