A është i lumtur? Besnik Qaka tregon për jetën e tij personale, flet për marrëdhënien me bashkëshorten

I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Besnik Qaka, tregoi se është shumë i lumtur.

Ai tha se jeta familjare i shkon shumë mirë, ndërsa ka folur dhe për marrëdhënien me bashkëshorten e tij.

“Jeta ime familjare është shumë mirë. Jam shumë i lumtur dhe jam shumë i kënaqur, bëjë një jetë paqësore. Bashkëshortja është shumë e mirë. Kemi një kohë të gjatë që s’jemi zënë." tha ai.