Një koncert për të nderuar viktimat e diktaturës/ Artistët bëhen bashkë për kauzën e veçantë

Një natë më parë në Tiranë u organizuar eventi special “Tingujt e harresës” në nder të viktimave të komunizmit.

Pikërisht në  nderim të viktimave të  regjimit komunist në Shqipëri, fondacioni “Kujto” në bashkëpunim me fondacionin  gjerman “Konrad Adenauer”, organizuan koncertin memorial me pjesëmarësje  të shumë emrave  të njohur të artit, që në një mënyrë ose një tjetër kanë një lidhje speciale me kohën që i referohet edhe ky koncert, mes tyre pianistja shqiptaro-amerikane Elida Dakoli, sopranon Alisa Katroshi dhe aktorja Ema Andrea. Të ftuar në studio, dy artistet Elida Dakoli, Alisa Katroshi, gazetarja Blerina Gjoka dhe drejtori i fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, folën më tepër për koncertin.

Elida Dakoli: Ishte mbrëmje emocionuese që nga momenti i parë, shikoja prindërit, vajzën time, kushërinjtë që kanë vuajtur në kohën e komunizmit. Çdo gjë shkoi shumë mirë. Publiku që erdhi të na takonte pas shfaqjes ishte i mallëngjyer dhe i prekur.

Alisa Katroshi: Ishte emocionuese, dhe pse nuk ishte hera e parë që bëj pjesë në këto koncerte me këto kauza. Është emocionuese, edhe ne këngëtarët funksionojmë me emocione. Muzika mund të ndryshojë zemrat e njerëzve.

Tobias Ruttershof: Bëhet fjalë për të nderuar viktimat nëpërmjet artit dhe ndaj kemi treguar mbështetjet tonë. Muzika i tejkalon kufijtë e gjuhës. I gjithë eventi ishte i bukur, kishte poezi, këngë, interpretim. Kishte dhe moment kur të gjithë kënduam së bashku. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sërish.

Blerina Gjoka: Janë tragjike dhe të dhimbshme disa gjëra për tu thënë. Të gjithë artistët që ishin angazhuar kishin një lidhje me periudhën e komunizmit dhe historinë e viktimave. Ishte homazh për artistë që nuk mundën ta gëzonin talentin e tyre.